Një turiste gjermane ka mbetur e lënduar pasi është aksidentuar në aksin rrugor Leskovik-Tre Urat, raporton A2 CNN.
Një grup turistësh po udhëtonin me motorë. Njëri prej motorëve që drejtohej nga një gjermane ka rrëshqitur në rrugë, duke bërë që gruaja të pësojë dëmtime në disa pjesë të trupit.
Menjëherë është bërë dërgimi i saj në spitalin e Ersekës ku dhe ka marrë ndihmën e parë dhe më pas do të dërgohet drejt spitalit rajonal të Korçës. Te njëjtat burime bëjnë me dije se turistja ka fraktura të shumta.
Ky është aksidenti i tretë në pak ditë më turistë të huaj, dy prej të cilëve ndodhen në aksin Pogradec-Qafë Thanë. (A2 Televizion)