Vrasja e dyfishtë në Roskovec, policia me njoftim zyrtar: U ekzekutuan me kallashnikov

Nga A2 CNN
10 Shtator 2024, 15:06 | Kronikë

Policia ka dhënë detaje zyrtare në lidhje me krimin e rëndë që tronditi Roskovecin këtë të martë, ku xhaxhai dhe nipi mbetën të vrarë.

Dy persona që mbetën të vrarë nga kjo ngjarje janë Gramos e Lavdimir Kurti. Ndërkohë, autori i ngjarjes së rëndë, sipas policisë, është Altin Kuka, i cili është dorëzuar pas krimit.

Policia bën të ditur se ka sekuestruar edhe armën e zjarrit me të cilën dyshohet të ketë ndodhur krimi, shkruan A2 CNN.

“Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike). 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos