44 vajza, të gjitha kolumbiane, të cilësuara si eskorta luksi kishin zgjedhur vendin tonë për prostitucion, thuajse në të gjithë Tiranën. Ato priteshin në aeroportin “Nënë Tereza’’ nga një taksist shqiptar, i punësuar nga organizatorja e rrjetit të shfrytëzimit të prostitucionit. Ajo vetë, 47-vjeçare po me shtetësi kolumbiane, shkruan A2 CNN.
Pasi mbërrinin në vendin tonë, të rejat akomodoheshin në banesa të marra me qira nëpërmjet Airbnb në pritje të klientëve. Ata nuk siguroheshin vetëm nga taksisti…edhe një oficere policie luante rol të rëndësishëm në këtë rrjet.
Pagesat që merrnin varionin nga 200 deri në 250 euro. 44 vajzat kolumbiane u proceduan në gjendje të lirë, ndërsa u lëshuan urdhër arresti për 11 tutorët. 8 prej tyre u ekzekutuan nga policia, 3 janë ende në kërkim.
Nga 11 masat e sigurisë, 9 ishin arrest në burg. Për dy që ishin vajza u caktua arresti në shtëpi, pasi ishin nëna me fëmijë të vegjël. Njëra prej tyre ishte edhe oficerja e krimeve, Anisa Brahaj.
Aktiviteti kriminal i shfrytëzimit të prostitucionit ishte organizuar nga një 47 vjeçare, shtetase kolumbiane, e cila e drejtonte këtë rrjet nga Kolumbia. Ajo kishte punësuar në vendin tonë një taksist, por edhe një oficere policie në komisariatin numër 4 që bashkëpunonte me ta, jo vetëm për sigurimin e klientëve në vendin tonë, por në disa raste, shtetasit shqiptarë i dërgonin asaj parët në Kolumbi, në disa raste edhe nëpërmjet Bitcoin.
Kolumbiania 47-vjeçare është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia. Bashkë me personat e tjerë, ajo akuzohet për disa vepra penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer në bashkëpunim, “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Prostitucion”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe “Deklarim të rremë para oficerëve të policisë gjyqësore”. Hetimet për këtë rast kanë vajuar për 5 muaj me radhë ku tutorët por edhe vajzat që vinin nga Kolumbia janë mbajtur nën vëzhgim derisa është zbuluar se si funksiononte skema e tyre. (A2 Televizion)