Të tjera detaje kanë dalë lidhur me operacionin e Policisë, ku u arrestuan 11 persona që shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion.
Emrat e disa prej të arrestuarve janë: ‘Esmerald Sulollari, Elona Muraj, Yuly Gomez, Liliana Valencia, Nicol Benitez, Stefania Marin, Nicole Bertel dhe Anisa Brahaj.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se mes të arrestuarve është edhe një oficere policie, e cila është Anisa Brahja. Ajo kishte rolin e dhënies së ndihmës në aktivitetin kriminal, duke njoftuar nëse do të kishte operacione policore.
Sipas hetimeve ka rezultuar se shtetasja kolumbjane, organizatore e këtij aktiviteti kishte punësuar në vendin tonë një taksixhi i cili priste vajzat e huaja në Rinas, njëkohësisht i dërgonte asaj lekët jashtë vendit, në Kolumbi, përmes Bitcoin-it. Çmimet që paguheshin nga klientët varionin nga 200 deri në 250 euro.
Grupi kriminal kishte detyruar rreth 50 vajza të huaja të punonin si prostituta në kushte të pasigurta.
Në lidhje me këtë operacion janë lëshuar 9 masa arrest me burg dhe 2 arrest shtëpie, për shkak se janë nëna me fëmijë të vegjël. Sipas burimeve mësohet se organizatorja ishte një 48 vjeçare kolumbiane, shtetasja Gabriela Martinez, e cila është shpallur në kërkim. Aktiviteti kriminal kryhej në banesa të marra me qira, në AirBNB.

Arrestimet janë bërë me urdhër prokurorie e vendime gjykate në Tiranë, ndërkohë që në orët në vijim priten detaje shtesë për këtë operacion.
Kujtojmë se të rejat që vijnë nga shtete të ndryshme të botës për të ushtruar prostitucion në Shqipëri, janë kthyer në ‘modë’ kohët e fundit dhe kanë gjetur një përhapje të madhe në kryeqytet.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë-Finalizohet operacioni policor “Orkidea” për parandalimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të femrave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Ekzekutohen 11 masa sigurie, vihen në pranga 8 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë.
Procedohen penalisht 44 shtetase të huaj nga Amerika Latine për prostitucion.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat e një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Operacionalen e DVP Tiranë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Orkidea” si rezultat i të cilët u ekzekutuan 11 masa sigurie , konkretisht:
-Arrest me burg për shtetasin E. S., 39 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”;
-Arrest në shtëpi për shtetasen E. M., 47 vjeçe,, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit” ;
-Arrest me burg për shtetasen Y. G., 33 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen L. V., 23 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen N. B, 27 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;
-Arrest me burg për shtetasen S. M., 29 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen N. B., 27 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:
-Arrest në shtëpi për shtetasen A. B., 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Si dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet krimianal.
Shtetasja G. R. 47 vjeçe, (e shpallur në kërkim) drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia dhe në Shqipëri bashëpunonte me shtetasin E. S., ky i fundit ishte personi përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.
Po ashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasja G. R dhe shtetasi E. S, bashkëpunonim me shtetaset kolumbiane dhe me shtetasen E. M dhe A. B(punonjëse policie) për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve ku këto shtetase do të ushtronin prostitucion.
Punohet për kapjen e 3 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)