Vrasje me thikë në Tiranë, policia arreston një 25-vjeçar

Nga A2 CNN
24 Gusht 2024, 19:40 | Kronikë

Vrasje me thikë në Tiranë, policia arreston një

Një person është vrarë me thikë pasditen e së shtunës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Re.

Policia njofton se ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet D.K., banues në Tiranë, si autor të dyshuar të krimit.

Viktima është 34-vjeçari me inicialet A.H., i cili u dërgua në spital, aty ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos