Arrestohet 42-vjeçari në Tiranë, dyshohet se ngacmoi seksualisht djalin e tij të mitur

Nga A2 CNN
24 Gusht 2024, 11:42 | Kronikë

Arrestohet 42-vjeçari në Tiranë, dyshohet se ngacmoi

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tij të mitur.

Shtetasi i identifikuar si S.Z., është vënë në pranga këtë të shtunë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Ai akuzohet gjithashtu se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Mosha e djalit të mitur nuk bëhet e ditur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos