Aksident me dy të plagosur në Lungomaren e Vlorës

Nga Edi Ruçi
28 Tetor 2025, 18:51 | Kronikë

Aksident me dy të plagosur në Lungomaren e Vlorës

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur rreth orës 17:10 në Lungomaren e Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Fiat”, i drejtuar nga 72-vjeçari Dukë Muço, ka aksidentuar dy shtetase në vendkalimin e këmbësorëve.

Vigjilenca Rapi dhe Nermin Mukaj, të dyja rreth moshës 70 vjeç janë transportuar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Vlorës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesit të mjetit i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar 0.000 mg/l, ndërsa ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos