19 të lënduar nga përplasjet në protestën para Parlamentit, 4 policë mbeten në spital

Nga A2 CNN
2 Korrik 2026, 16:46 | Kronikë

19 të lënduar nga përplasjet në protestën para

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit janë shoqëruar me 19 të lënduar, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) dhe në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT).

Sipas njoftimit zyrtar, në Urgjencën e Spitalit të Traumës u trajtuan 14 efektivë policie dhe 2 protestues. Katër prej efektivëve vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa pjesa tjetër e policëve dhe dy protestuesit janë larguar pasi morën ndihmën e nevojshme.

Ndërkohë, në QSUT u paraqitën për trajtim edhe një efektiv policie dhe dy protestues të tjerë. Të tre janë larguar nga spitali pas marrjes së shërbimit mjekësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos