19-vjeçari përplas motorin, dy të plagosur në Fier

Nga A2 CNN
28 Tetor 2024, 21:29 | Kronikë

19-vjeçari përplas motorin, dy të plagosur në Fier

Një i ri ka përplasur me mjetin e tij një motor me dy persona në bord.

Nga përplasja janë dëmtuar shtetasit që udhëtonin me motomjet, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor "Fier-Libofshë", shtetasi D. H., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjere shtetasen M. M.

Nga përplasja janë dëmtuar shtetasit që udhëtonin me motomjet, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos