Dhuna në familje vijon të jetë një fenomen tepër i rëndë në Shqipërisë dhe këtë gjë e tregon dhe komunikata e fundit e policisë së Tiranës, e cila rendit bilancin e bluve të kryeqytetit në 24 orët e fundit.
Kështu, dhuna ndaj bashkëjetuesve, familjarëve apo ish-bashkëshortëve janë në krye të akteve të rënda që kohët e fundit duket se janë shtuar në vendin tonë.
Kështu, specialistët e Komisariatit Nr. 2 arrestuan shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij dhe ka goditur me grusht të dashurin e saj.
Ndërkohë janë arrestuar E. Ç., 35 vjeç dhe I. V., 27 vjeç të cilët kanë ushtruar dhunë respektivisht ndaj vëllait dhe xhaxhait
Një tjetër person i arrestuar nga blutë e Tiranë është A. H., 57 vjeç pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase;
Rasti më i rëndë është ai i 31 vjeçarit J. K. i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Po ashtu, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. M., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe vajzës së saj. (A2 Televizion)