3 të plagosur nga një aksident në aksin Pogradec-Lin

Nga Artin Halili
18 Gusht 2024, 18:04 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht. 

Sipas burimeve të A2 CNN, 3 persona kanë mbetur të plagosur nga ky aksident që mësohet se ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë.

3 personat e plagosur janë nisurë për spital. 

Në aksident kanë mbetur të plagosur dy turistë anglezë të cilët po lëviznin me një mjet me targa të Shkupit, ndërkohë që e plagosur rëndë ka mbetur drejtuesja e mjetit tjetër.

Njëri nga turistët anglezë që mbeti i plagosur në aksident është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar tek Trauma.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos