Dy mjete lundruese të drejtuara nga janë përplasur sot në plazhin e Velipojës rreth 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë. Policia njofton se dy Jet Ski-të drejtoheshin nga dy shtetas italianë dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i lënduar. Ai ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës. Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur për shkak të manovrave të gabuara. Policia kufitare ka bllokuar të dy mjetet lundruese.
Velipojë/Informacion paraprak
Në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë, dyshohet se si pasojë e manovrave të gabuara, janë përplasur dy mjete lundruese Jet Ski, të drejtuara nga dy shtetasit italianë N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)