31-vjeçari në Elbasan dhunon dhe grabit babain e tij, arrestohet nga Policia

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2024, 13:44 | Kronikë

31-vjeçari në Elbasan dhunon dhe grabit babain e tij, arrestohet nga

Një 31-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka dhunuar dhe i ka marrë një shumë parash të atit të tij.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë në Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Elbasan ndaloi me iniciativë shtetasin R. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe i ka marrë atij një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos