Prej dy ditësh vazhdon zjarri në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave pjesë e lagjes "24 Maji" në Vlorë.
Një vatër aktive, e cila ka qënë edhe përgjatë se premtes në mbrëmje në përmasa të mëdha. Lagja "24 Maji", një prej zonave më të banuara të Vlorës, është zgjuar sot mes tymit kancerogjen.
Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme. Strukturat e bashkisë Vlorë, emergjencat civile dhe forcat zjarrfikëse janë në terren për përballimin e situatës. Po mundohen të fikin vatrat aktive të zjarrit duke i hedhur dhe. (A2 Televizion)