35-vjeçari në Vorë godet me thikë burrin e hallës

Nga A2 CNN
30 Gusht 2024, 11:51 | Kronikë

35-vjeçari në Vorë godet me thikë burrin e hallës

Një konflikt për motive të dobëta mes një 35-vjeçari dhe bashkëshortit të hallës së tij ka përfunduar me arrestimin e të riut.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marqinet të Vorës. 58-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin F. K., 35 vjeç, banues në Marqinet, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Q. K., 58 vjeç (burrin e hallës së tij).” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos