Parcelë me mbi 500 rrënjë kanabis në tokë publike, arrestohen 2 vëllezër dhe një 20-vjeçar

Nga A2 CNN
30 Gusht 2024, 10:39 | Kronikë

Dy vëllezër dhe një 20-vjeçar që bashkëpunonte me ta janë arrestuar nga policia në Malësinë e Madhe.

Ata janë ndaluar në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, që ka çuar në zbulimin e një parcele me 561 bimë kanabis në fshatin Fushë Zezë.

“Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë këtij muaji, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Fushë Zezë, Malësi e Madhe, u arrestuan shtetasit:  E. K., 29 vjeç, S. K., 23 vjeç (vëllezër) dhe E. V., 20 vjeç. Tre shtetasit janë kapur gjatë operacionit në aksin rrugor  Tamarë-Shkodër duke qarkulluar me dy automjete”, njofton policia, raporton A2.

Bimët e kanabisit që ishin kultivuar në tokë publike u asgjësuan nga policia të enjten me anë të djegies. Uniformat blu po ashtu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy automjetet e përdorura prej 3 të rinjve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos