
Avokati i arrestuar, Arben Lena
Gjykata e Posaçme i dha një përgjigje negative kërkesës për liri të avokatit të arrestuar, Arben Lena.
Kërkesa e tij për zëvendësim të masës "arrest në burg" me një masë më të butë u refuzua nga gjyqtarja Elsa Ulliri.
Avokati Lena akuzohet për "ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike".
Sipas SPAK ai premtoi se do te ndikonte ne zbutjen e masës së sigurisë për një të akuzuar për trafik në këmbim të 5 mijë eurove. (A2 Televizion)