6 të mitur në mesin e protestuesve të ndaluar nga policia

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 22:56 | Kronikë

6 të mitur në mesin e protestuesve të ndaluar nga policia

6 të mitur janë në mesin e protestuesve të opozitës që u ndaluan sot në mbrëmje nga Policia e Shtetit në tubimin e opozitës. A2CNN mëson se të miturit të moshave 16 dhe 17 vjeç po mbahen në Komisariatin nr.2 të kryeqytetit. 

Në total, sipas informacioneve të fundit, numri i personave të shoqëruar ka shkuar në 22. Policia pretendon se këta qytetarë kanë kryer veprime të kundraligjshme gjatë protestës, përfshirë hedhjen e molotovëve në drejtim të efektivëve.

Ndërkohë, përfaqësuesit e PD-së e konsiderojnë shoqërimin të padrejtë dhe kërkojnë transparencë mbi procedurat e ndjekura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos