“Qytetari u godit me plumb gome në kokë”, Berisha: Bilanci do të jetë 20 shkurti

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 21:46 | Kronikë

Veç deputetit të Partisë Demokratike të lënduar, Bledion Nallbati, kreu demokrat Sali Berisha u shpreh se një qytetar ka marrë një plumb gome në kokë.

Nga Spitali i Traumës, ai u shpreh se bilanci do të jetë më 20 shkurt në protestën e radhës të opozitës.  

“Policët janë të keqpërdorur nga Sokol Bizhga. Nuk kishin asnjë arsye të lëshoheshin me tërbim ndaj protestuesve. Një protestues ka marrë plumb gome në kokë. Plumbat e gomës mund të shpojnë edhe kafkën ndonjëherë. Është goditur në kokë njëri prej tyre. Një gazetar që ka ardhur nga Miçigani desh mbeti i asfiskuar në trotuar. Ne po merremi për të gjetur ku i kemi, se kanë shoqëruar 14 protestues, pas asnjë akt. Ne po merremi me të gjitha këto, por bilanci do të jetë 20 shkurti.

Le ta marrin vetpërmbajtjen tonë si dobësi.  

Unë pyeta dhe më thanë se nuk ka asnjë. Nëse i bijnë me detyrim këtu le ti sjellim. Nëse ka i uroj shërim të shpejtë.

Policët i përdorin si mish për top Edi Rama dhe Balluku. Ata janë gati ti vënë flakën Shqipërisë për të mbrojtur plaçkën e tyre”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos