Aksident automobilistik në Përmet, plagoset drejtuesi i mjetit. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 15:00 në aksin nacional Përmet- Çarçovë, pranë fshatit Badlonjë.
Automjeti i tipit Mercedez-Benz me drejtues Apostol Tase, 76 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar në ajër duke përfunduar anës rrugës, shkruan A2 CNN.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore të cilat po hetojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit.
Ndërkaq, drejtuesi i mjetit është transportuar për në spital pasi ishte lënduar. Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit të automjetit nga ana e drejtuesit të moshuar. (A2 Televizion)