Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili po transportonte me makinën e tij një sasi kartëmonedhash euro, të dyshuara si false.
Në sheshin “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin A. Q. dhe pasagjerë shtetasit D. M. dhe S. Q.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. Q. i janë gjetur kartmonedha euro të prerjeve 100 dhe 200, të dyshuara të falsifikuara (në total 2800 euro), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Falsikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”, mbetur në tentativë.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Q., 23 vjeç(vëllai i 20-vjeçarit) dhe D. M., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. (A2 Televizion)