A2 CNN ka mundur të sigurojë fotot e autorit dhe viktimës të ngjarjes së rëndë që u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ilia Shyti”, ku shtetasi Hekuran Gjoni rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin Asim Gjoni 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Hekuran Gjoni ka dhënë një dëshmi të shkurtër për grupin hetimor, dhe për shkak të gjendjes së rënduar do të merret sërish në pyetje.
Ai ka pohuar se me të birin kishte shpesh konflikte për shkak se sipas tij e shante dhe e bullizonte. 74 vjeçari ka treguar më tej se nuk donte që ta vriste djalin, por situata doli jashtë kontrollit.
Viktima dhe autori dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur, teksa policia po vijon me hetimet. (A2 Televizion)