Përndjekësi serial i të miturave arrestohet në Tiranë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2025, 16:06 | Kronikë

Përndjekësi serial i të miturave arrestohet në Tiranë

Forcat e komisariatit nr.5 në kryeqytet kanë arrestuar një 41 vjeçar nga Fushë Kruja i cili akuzohet për përndjekje.

Sipas të dhënave të policisë së shtetit I.K dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur 4 shtetase të mitura.

Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi F. K, 35 vjeç, pasagjer në automjetin me të cilën lëvizte 41-vjeçari i arrestuar, i cili përndiqte shtetaset e mitura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos