A2 CNN zbardh dinamikën e vrasjes në Sarandë, viktima dyshohet se hapi zjarr me kallashnikov

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 16:42 | Kronikë

A2 CNN zbardh dinamikën e vrasjes në Sarandë, viktima dyshohet

A2 CNN ka zbardhur dinamikën e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku mbeti i vrarë 66-vjeçari Rexhep Ismaili.

Sipas  burimeve për gazetarin e A2 CNN Edi Ruçi, konflikti ka nisur mes autorit të dyshuar dhe shtetasit Viktor Ruçi, ndërsa viktima nuk dyshohet të ketë qenë e përfshirë drejtpërdrejt në sherrin fillestar.

Mësohet se Kostandin Vogli dyshohet se kishte konflikt me Viktor Ruçin dhe, pasi e kishte parë atë në lokalin e Rexhep Ismailit, ka thirrur disa persona të tjerë në ndihmë. Sipas burimeve, në lokal kanë shkuar edhe Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla.

A2 CNN raporton se Rexhep Ismaili dyshohet se ka pasur një armë kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të autorëve. Dyshohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur Kostandin Vogli, i cili është vetëdorëzuar.

Pas kësaj, një prej të rinjve të përfshirë në konflikt dyshohet se ka nxjerrë armën pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të 66-vjeçarit, duke e goditur në pjesën e kokës dhe duke i shkaktuar vdekjen.

Policia ka identifikuar të gjithë personat e përfshirë në ngjarje, ndërsa disa shtetas janë shpallur në kërkim. Në fshatin Nivicë është gjetur i braktisur një automjet që dyshohet se është përdorur nga autorët, ndërsa në Sarandë është bllokuar edhe një mjet tip “Audi”.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që autori të ketë kaluar jashtë kufirit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos