
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, një furgon është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur, shkruan A2CNN.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)