Atentati në Sarandë, burime për A2 CNN: Priten ndryshime në zinxhirin komandues

Nga Igli Çelmeta
21 Shtator 2026, 13:22 | Kronikë

Atentati në Sarandë, burime për A2 CNN: Priten ndryshime në

Pas atentatit ndaj 44-vjeçarit në Sarandë, janë marrë masa ndaj zinxhirit komandues të policisë së Sarandës. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se priten ndryshime në zinxhirin komandues.

Gjithashtu ministri Demo ka kërkuar edhe ngritjen e një Task Force në Sarandë. Pritet në vijim që Policia e Shtetit të bëjë të ditura vendimet.

44-vjeçari Artan Myrtaj u vra mëngjesin e së dielës me armë zjarri në qytetin bregdetar, në zonën e njohur si ish-agjencia. Përveç 44-vjeçarit, viktimë e këtij atentati, plumbat plagosën edhe një kalimtar të rastit.

Dyshohet se krimi është kryer nga dy persona që po lëviznin me motor dhe që kanë qenë me skafandra, të cilët kanë qëlluar disa herë në drejtim të Artan Myrtajt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos