
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për 69-vjeçarin Hysni Patushi, i akuzuar për goditjen me thikë të gruas së tij 58-vjeçare, Lumturie Patushi.
Krimi ndodhi në Tiranë, pranë “Harry Fultz”, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e vdekur në vend, shkruan A2.
I moshuari dyshohet ta ketë kryer krimin në gjendje të dehur, një rrethanë kjo që nuk u vlerësua si lehtësuese për masën e sigurisë. (A2 Televizion)