Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, përplasen dy fuoristrada, njëra përfundon në kanal

Nga Çaku Tafa
23 Nëntor 2023, 13:37 | Kronikë
Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, përplasen dy
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të Savrës, ku dy mjete tip “fuoristradë”, në tentativë parakalimi, janë fërkuar me njëra-tjetrën.

Si rezultat i kësaj përplasje në manovër parakalimi, fuoristrada me targa AA 765 TL ka përfunduar në kanalin në anë të autostradës, rreth tre metra i thellë dhe fatmirësisht nuk ka pasur prezencë uji.

Në këtë mjet udhëtonte shtetasi F.M me tre fëmijët e tij të mitur nga 5 deri 8 vjeç, që fatmirësisht kanë shpëtuar për mrekulli dhe vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta në kokë.

Në mjetin tjetër me targa AB 554 HB udhëtonte drejtuesi një 30-vjeçar me bashkëshorten, nënën dhe motrën e vet. Asnjë nga këta nuk është lënduar pasi i ka ruajtur barriera anësore metalike dhe nuk kanë dalë nga rruga.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për gabim njerëzor në momentin e parakalimit. Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos