Aksident i rëndë në Ishull Lezhë, tre të plagosur

Nga Igli Çelmeta
11 Shkurt 2026, 15:10 | Kronikë

Aksident i rëndë në Ishull Lezhë, tre të plagosur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në zonën e Ishull-Lezhës, në hyrje të qytetit, raporton A2 CNN.

Nga përplasja e tre automjeteve kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

"Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, automjeti me drejtues shtetasin P. N., është përplasur me furgonin me drejtues shtetasin K. Gj., dhe me automjetin me drejtuese shtetasen E. Ll.. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit K. Gj. dhe E. Ll., të cilët janë në kujdesin e mjekëve", tha policia.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos