
Gjykata Administrative do të zhvillojë më datë 3 prill seancën përgatitore lidhur me kërkesë-padinë e Erion Veliajt për prokurorin e posaçëm, Ols Dado.
Kryebashkiaku pretendon se është emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin, pasi nuk kishte kryer Magjistraturën, shkruan A2.
Veliaj pretendon gjithashtu se zoti Dado ka kaluar nga statusi i noterit direkt në atë të prokurorit, pa përmbushur kushtet ligjore. (A2 Televizion)