Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, kamioni përplaset me “Chevrolet”-in, ndërron jetë 35-vjeçari

Nga Artin Halili
6 Nëntor 2024, 17:20 | Kronikë

Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, kamioni

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin rrugor Korçë- Pogradec" në afërsi të fshatit Bulgarec.

Policia bën të ditur se një kamion me drejtues shtetasin I. P.,  është përplasur me një automjet tip "Chevrolet".

Policia bën të ditur se, si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. N., rreth 35 vjeç, drejtuesi i automjetit tip "Chevrolet", dhe ka  ngelur i  dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh.,  i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, kamioni

“Rreth orës 17:05, në aksin rrugor "Korçë- Pogradec" në afërsi të fshatit Bulgarec, një kamion me drejtues shtetasin I. P.,  është përplasur me një automjet tip "Chevrolet".

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. N., rreth 35 vjeç,  drejtuesi i automjetit tip "Chevrolet", dhe ka  ngelur i  dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh.,  i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos