Aksident i rëndë në Lushnje, “Audi” përplaset me shtyllën, plagoset drejtuesi

Nga Çaku Tafa
1 Dhjetor 2025, 09:34 | Kronikë

Një aksident i rëndë është regjistruar në daljen jugore të qytetit të Lushnjës pak minuta pas mesnatës.

Një automjet tip “Audi”, e drejtuar nga Aleksandro Braholli, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor në vendin e njohur si rreth rrotullimi i Savrës. Sipas informacioneve të para, nga përplasja drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e Fierit.

Nga burime pranë policisë A2 CNN mëson se i riu dyshohet se nuk ka parë rrethrrotullimin dhe duke dalë nga qyteti i Lushnjës ka ecur drejt aksit rrugor. Përplasja me shtyllën ka qenë e fortë dhe përveç dëmeve materiale të mjetit është plagosur edhe drejtuesi, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos