Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, tre të plagosur pas përplasjes së makinës me kamionin

Nga Igli Çelmeta
6 Shkurt 2026, 12:53 | Kronikë

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, ku një automjet është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes tre persona kanë mbetur të plagosur, dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer, raporton A2CNN.

"Në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos