
Policia ka arrestuar pas dy vitesh në fshatin Tresh të Lezhës 34-vjeçarin D. V., bashkautor i prodhimit të 92 kilogramëve kanabis në fshatin Gjonbardhaj. Të ndaluarit iu gjetën në banesë 3 thika.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin Gj. M. (të arrestuar gjatë operacionit), në muajin tetor, 2024, ka prodhuar 92 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa që u gjet në një stallë në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet”, thuhet në njoftimin e "bluve', raporton A2CNN.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)