
Si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut përmbytet një pjesë e shëtitores Spile në Himarë.
Ujërat e shiut që vijnë nga pjesa kodrinore, kalojnë në kanalin kullues, i cili nuk po përballon dot prurjet e larta.
Kjo gjë më pas ka bërë që ujërat që vijnë nga ky kanal të dalin mbi shëtitore duke përmbytur një pjesë të saj, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë ka ndikuar sipas banorëve edhe shembja e një barriere mbrojtëse gjatë gjatësisë së kanalit e cila parandalonte përmbytjet në zonë. (A2 Televizion)