Shkatërrohet laboratori i drogës në Tiranë, arrestohen 2 persona

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2026, 08:46 | Kronikë

Shkatërrohet laboratori i drogës në Tiranë, arrestohen 2

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi penal në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blue Punisher”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: Elvis Lezo, 42 vjeç dhe Bujar Lezo, 59 vjeç, banues në Tiranë (të afërm).

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën “Ali Demi”, ku kanë konstatuar një ambient që ata e kishin përshtatur për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen në lokalet e natës.

Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA) dhe 2 celularë.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos