Në pritje të dënimit për drogë, policia greke arreston një shqiptar të shumëkërkuar

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2023, 15:18 | Kronikë

Në pritje të dënimit për drogë, policia greke arreston

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një të huaj, i cili mësohet të jetë shtetas shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim pas një urdhër-arresti europian. Bëhet me dije se shtetasi në fjalë ishte në pritje të një dënimi shumë vjeçar, prej 20 vitesh, për shkelje të legjislacionit të drogës.

Sipas njoftimit të policisë greke, ai është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa do të dërgohet në Prokurorinë e Apelit të Janinës.

Njoftimi i Policisë greke:

Një i huaj është arrestuar në Kakavi me urdhër-arresti europian. Ndaj tij ishte në pritje një dënim shumëvjeçar. Një i huaj është arrestuar mesditën e djeshme (9.12.2023) në pikën kufitare të Kakavisë nga punonjës policie të Departamentit përkatës të Kontrollit të Pasaportave, ndaj të cilit ishte në pritje një urdhër arresti europian nga autoritetet italiane, sipas të cilit ishte dënuar me 20 vite burg për shkelje të legjislacionit të drogës. I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Apelit të Janinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos