Sherr me thika mes adoleshentëve në Lushnje, plagoset një 17-vjeçar

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2023, 12:33 | Kronikë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Lushnje, plagoset një

Rreth orës 11:00, në lulishten e qytetit Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç nga Plugu, ka goditur me mjet prerës (thikë), një shtetas 17 vjeç nga Savra, dhe është larguar nga vendngjarja.

Pas ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i 15-vjeçarit, me të cilin po kryhen veprimet në prani të avokatit dhe psikologut.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale, thika me të cilën 15-vjeçari ka goditur 17-vjeçarin. 17-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos