Aksident i rëndë në Shkodër, makina del nga rruga, plagoset pasagjerja 72-vjeçare

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 10:16 | Kronikë
Aksident i rëndë në Shkodër, makina del nga rruga, plagoset
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në Shkodër, ku drejtuesja e një automjeti ka humbur kontrollin dhe më pas ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë 72-vjeçarja, pasagjere në automjet.

“D. Gj., 64 vjeçe, banues në Fushë Arrëz, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka dëmtuar sinjalistikën rrugore. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasja K. B., 72 vjeçe, pasagjere në automjet”, thuhet në  njoftim.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos