Hetim për dy vepra, SPAK reagon mbi pyetjen dhe kontrollin e banesës së gazetarit

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2023, 17:46 | Kronikë

Hetim për dy vepra, SPAK reagon mbi pyetjen dhe kontrollin e banesës

Prokuroria e Posaçme reagoi në lidhje me marrjen ne pyetje për 7 orë dhe kontrollin në banesë e në ambientet e punës të gazetarit të “Ora News”, Elton Qyno. Sipas SPAK, gazetari ka publikuar disa komunikime të Nuredin Dumanit në platformën Sky ECC me persona të paidentifikuar ende nga hetimi, komunikime që i zotëron vetëm Prokuroria e Posaçme.

SPAK ka nisur një hetim për “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete” dhe “ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”. Për llogaritë këtij hetimi është thirrur gazetari Qyno, të cilit i është kërkuar burimi i informacionit, burim të cilin nuk e ka treguar. Po ashtu prej tij është refuzuar kërkesa e hetuesve për t’i këqyrur telefonin.

Me autorizim nga Gjykata e Posaçme, SPAK ka kontrolluar banesën dhe ambientin e punës së gazetarit Qyno, ku nuk janë gjetur celularët e tij. Sipas SPAK, pas mesnate, me anë të pajisjeve speciale gjurmuese, telefonat e gazetarit janë gjetur në ambientet e një bar-kafeje pranë godinës së SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos