Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas dy fëmijë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2024, 14:34 | Kronikë

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas dy

Dy fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi janë përplasur nga një makinë në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë këtë të martë.

Sipas policisë, shtetasi P. S., 75 vjeç, banues në Maqedoni, duke drejtuar automjetin tip "Alfa Romeo", ka aksidentuar në rrugë dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos