
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, duke shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor.
Sipas dëshmitarëve, personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është larguar nga mjeti menjëherë pas ngjarjes, shkruan A2 CNN.
Qarkullimi në zonë u bllokua për disa minuta, pasi policia mbërriti me vonesë. (A2 Televizion)
