Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Nga Rigels Malile
8 Nëntor 2024, 20:36 | Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Viktima, sipas burimeve të A2 CNN, është një grua endacake rreth 60 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur kur një automjet i drejtuar nga shtetasi me inicialet E.M. ka goditur shtetasen në fjalë, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor në vendngjarje ka konstatuar se mjeti që përplasi gruan endacake ka qenë brenda normave të shpejtësisë.

Gjirokastër/Informacione paraprake

Rreth orës 19:50 në aksin rrugor "Gjirokastër - Tepelenë", në afërsi të fshatit Humelicë, shtetasi E. M., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. M., 62 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi E. M., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos