Aksident me vdekje në Bathore, shoferi përplas këmbësoren

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2026, 17:59 | Kronikë

Aksident me vdekje në Bathore, shoferi përplas këmbësoren

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak më parë në Bathore,. A2 CNN raporton se një automjet me drejtues një 40-vjeçar ka përplasur një këmbësoren. Sipas policisë, këmbësorja rreth 65 vjeçe, ka humbur jetën në spital.

“Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos