"Ping-pongu" për statusin, një anëtar i KLGJ "kallëzon" Irena Gjokën në ILD

Nga Armand Bajrami
5 Shkurt 2026, 16:08 | Kronikë

Pas vendimi të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të mos nisur procedurën e verifikimit të statusit të gjyqtares së posaçme Irena Gjoka, çështja është adresuar tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Debati mbi gjyqtaren Gjoka, i kthyer në një “patate të nxehtë” për institucionet e drejtësisë, nuk është përcjellë në ILD nga institucioni i Këshilli i Lartë Gjyqësor, por si ankesë nga një prej anëtarëve të qeverisë së gjyqësorit.

Fakti u konfirmua zyrtarisht në zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në përgjigje të interesit të A2 CNN, nëse KLGJ kishte përcjellë shkresërisht vendimmarrjen mbi gjyqtaren Gjoka e nëse vetë ILD kishte nisur hetim me iniciativë për rastin.

“Në përgjigje të email-it tuaj, ju vënë më dijeni se në datën 03.02.2026 pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është përcjellë ankesa e një anëtari të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me objekt fillimin e hetimit për shkelje disiplinore ndaj magjistratit Irena Gjoka, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, iu përgjigj ILD interesit të A2 CNN.

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Në vijim të përgjigjes, ILD informonte se Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të shqyrtojë ankesën në përputhje me parashikimet përkatëse ligjore, por pa saktësuar nëse është regjistruar një procedim konkret ose jo.

Në mbledhjen e 30 janarit, teksa kishte në tryezë raportin e Prokurorisë së Përgjithshme, që provonte një vendim fajësie ndaj Gjokës nga drejtësia greke, KLGJ vendosi të mos niste verifikim, me arsyetimin se ky veprim duhet të kryhet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos