
Që pres ditës se djeshme palombarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e 65-vjeçarit, i cili është denoncuar i humbur nga familjarët e tij 4 ditë më parë.
Sipas Policisë 65-vjeçari Ylli Dine dyshohet se pasi është rrëzuar, e ka marrë nga rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur "Fusha e fshatit Peshtan", Tepelenë.
“Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar palombarët e RENEA-s, Forca e Posaçme “Shqiponja” e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët. Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e 65-vjeçarit”, njofton Policia.

Sipas njoftimit “angazhimi i strukturave të Policisë së Gjirokastrës, polumbarëve të RENEA-s dhe strukturave të tjera të përfshira në operacionin e kërkimit, për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, ka qenë i plotë dhe vijon me intensitet”.
Aksion i kërkim-shpëtimi po zhvillohet përgjatë lumit Vjosë, pasi 65-vjeçarit i janë gjetur kërraba dhe velenxa në breg të lumit, çka ka shtuar dyshimet se ai mund të ketë rënë ose të jetë vetëhedhur në ujërat e rrëmbyeshme të Vjosës.
(A2 Televizion)