Aksident me vdekje në Bulqizë, përplasen dy makina

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 22:22 | Kronikë

Aksident me vdekje në Bulqizë, përplasen dy makina

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në Bulqizë.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Mbikalimi i Bulqizës, ku mjeti tip Benz i drejtuar nga Yll Rama dhe pasagjer D.S. u përplas me makinën e drejtuar nga 25 vjeçari Esmerald Nika.

Pasoja ka qenë tepër e fortë dhe për pasojë Esmerald Nika ka ndërruar jetë në spital, për shkak të plagëve të marra.

Dy personat e tjerë që udhëtonin në makinën Benz mbetën të plagosur, teksa po hetohet për shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos