Shoferi i linjës së transportit të nxënësve ndalohet nga Policia e Përmetit, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur.
Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, ku nxënësja 14-vjeçare nga fshati Katundisht është ankuar te mësuesja e saj në shkollën 9-vjeçare “Kamber Bënja” në Këlcyrë.
Ajo ka rrëfyer se ajo bezdisej me fjalë nga shtetasi Nikolin J., 36 vjeç, banues në fshatin Katundisht, por pretendon se ai edhe e ka prekur fizikisht.
Menjëherë minorenia është çuar në Policinë e Përmetit ku ka dhënë dëshmi nën prezencën e psikologut. Vetë nxënësja ka rrëfyer momentet e sikletshme dhe ngacmimet seksuale që i bënte shoferi i furgonit. Pas kësaj, është ndaluar shoferi i furgonit Nikolin J., cili po mbahet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, derisa Gjykata e Faktit të shprehet brenda 48 orëve me një vendim. (A2 Televizion)