Aksident me vdekje në Krujë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 07:46 | Kronikë

Aksident me vdekje në Krujë

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Tapizë të Krujës. Policia njofton se një 22-vjeçare ka aksidentuar një 56-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë Krujë

Në datë 07.11.2023, rreth orës 22:35, në Tapizë, shtetasja E. T., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Fiat", ka aksidentuar shtetasin B. Xh., 56 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos