Një aksident me pasojë vdekjen e një personi, është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras.
Sipas të dhënave nga policia e shtetit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00, kur mjeti që drejtohej nga K.M. ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbajtëse.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe 43-vjeçari K.M., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)